Bota

"Kam qenë këshilltar", ambasadori i Kosovës Martin Berishaj pranon se ka punuar në kompaninë "GEN"

Këto deklarata Berishaj i bëri ditën e sotme gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar Hetimor në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike.Kam qenë këshilltar", ambasadori Martin

17 Nëntor 2022, 14:11 Nga d.a.
"Kam qenë këshilltar", ambasadori i Kosovës Martin
Berishaj

KOSOVË- Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, nuk e ka mohuar bashkëpunimin me kompaninë energjetike “GEN”, e cila u përmend në skandalin financiar të zbuluar në prill të këtij viti nga media sllovene “Planet TV”.

Këto deklarata Berishaj i bëri ditën e sotme gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar Hetimor në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike.

Berishaj pohoi se ka punuar si këshilltar në këtë kompani, por që nga viti 2019 nuk ka pasur asnjë komunikim apo bashkëpunim me ta.

“Unë GEN-in natyrisht e njoh shumë mirë. Është një firmë 100 për qind me pronë në Slloveni. Unë kam qenë aty si këshilltar. Kam dhënë këshilla politike se çfarë do të duhej të bëjë një firmë madhe. GEN-i është e regjistruar si ZRRE në Kosovë. Ka licencë nga viti 2019 dhe bën shit-blerje. Nga viti 2019 nuk kam komunikim dhe bashkëpunim me ta”, ka thënë Berishaj.

Në muajin prill mediat sllovene kanë zbuluar një skandal të madh financiar ku është përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj me kryetarin e Partisë së Lirisë në Slloveni, Robert Golob. Sipas informacioneve të zbuluara, Berishaj i ka dhënë 600 mijë euro cash Golob me anë të kompanisë së tij MP Consulting në Mal të Zi nga e cila janë derdhur 5 deri në 50 mijë euro çdo muaj. Pronari i vetëm i kompanisë është ambasadori i Kosovës Martin Berishaj.

martin berishaj skandali i ambasadorit te kosoves

Sondazh

Poll