Bota

Kërkuan vijimin e gjykimit në liri, Gjykata e Apelit refuzon kërkesën e infermiereve që dhunuan të moshaurën në Pejë

Gjykata e Pejës, më 2 nëntor, aprovoi kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për Aurona Pelaj, A.R., dhe R.K., të përfshira në rastin ku dhunohej e moshuara Minire Nuraj në qendrën "Orenda".

17 Nëntor 2022, 14:52 Nga d.a.
Kërkuan vijimin e gjykimit në liri, Gjykata e Apelit refuzon
Aurona Pelaj

KOSOVË- Gjykata e Apelit në Kosovë ka refuzuar kërkesën për lirim nga paraburgimi të avokatëve mbrojtës të infermiereve që dhunuan të moshuarën në Pejë.

Gjykata e Pejës, më 2 nëntor, aprovoi kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për Aurona Pelaj, A.R., dhe R.K., të përfshira në rastin ku dhunohej e moshuara Minire Nuraj në qendrën "Orenda".

Pamjet e dhunës ndaj të moshuarës tronditën opinionin publik jo vetëm në trojet shqiptare por bënë jehonë dhe në mediat ndërkombëtare.

“Pak jam tu ja hi qysh di me sill unë, pak jam tu ja hi”, dëgjohet duke thënë infermierja Aurona Pelaj ndërkohë që e gjuan me shpulla e me shqelma të moshuarën në Pejë, teksa koleget e saj qeshin me zë të lartë.

Keqtrajtimi i të moshuarës në qendrën "Orenda" në Pejë ka tronditur opinionin publik dje pas videos së publikuar në rrjet ku e ëma e një dëshmori të UÇK-së, Taulant Nurajt, Minire Nuraj kishte rënë pre e dhunës shtazarake nga kujdestarja Aurona Pelaj. Infermierja Aurona Pelaj bashkë me 2 nga shoqet e saj është arrestuar ndërsa në hetim është vajza e katërt. Debati ka përfshirë edhe Shqipërinë në lidhje me situatën nëpër qendrat e kujdesit të të moshuarve.

minire nura aurona pelaj

Sondazh

Poll