Bota

Putin ka rekrutuar 35,000 të burgosur, duke përfshirë përdhunues, vrasës dhe madje edhe një kanibal për të luftuar në Ukrainë

Rekrutët e rinj do të falen dhe do të jenë të lirë të jetojnë në shoqëri, pavarësisht se sa të tmerrshme janë krimet e tyre nëse i mbijetojnë gjashtë muajve të luftës.

17 Nëntor 2022, 15:15 Nga d.a.
Putin ka rekrutuar 35,000 të burgosur, duke përfshirë
Vevgeny Progozhin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka rekrutuar tashmë deri në 35,000 të burgosur, duke përfshirë përdhunues, vrasës dhe madje edhe një kanibal 'maniak' për të luftuar në luftën e tij në Ukrainë.

Sipas Dailymail, rekrutët e rinj do të falen dhe do të jenë të lirë të jetojnë në shoqëri, pavarësisht se sa të tmerrshme janë krimet e tyre nëse i mbijetojnë gjashtë muajve të luftës.

Këtë javë, shefi i Wagner, Vevgeny Progozhin vizitoi territorin e ish-kampit të të burgosurve Gulag në Siberinë lindore dhe Lindjen e Largët Ruse për të regjistruar edhe më shumë të dënuar.

Dyshohet se mijëra prej këtyre të burgosurve kanë vdekur tashmë në betejë pasi ato janë përdorur si 'mish për top' për të ngadalësuar luftimin e Ukrainës. 

"Rreth 40 prej të burgosurve janë ekzekutuar për dezertim ose tradhti nga ushtria private e Wagner-it”, tha Olga Romanova, nga grupi i të drejtave të njeriut Rusia prapa hekurave për median Mozhem Obyasnit.

Duke folur për rekrutët e rinj, të cilët janë nxjerrë nga burgjet në të gjithë Rusinë, Romanova tha se kanë dëgjuar që ai ka filluarr të marrë dhe përdhunues.

Romanova tha se shifra e fundit e të burgosurve të liruar për të luftuar është midis 30,000 dhe 35,000, me një burim tjetër që thotë se numri i vrasësve 'arrin në qindra'. Shifra më e lartë është pothuajse një e treta e madhësisë së ushtrisë britanike.

Ata që mbijetojnë gjashtë muaj do t'u fshihen dënimet e mbetura, por të paktën 40 u vranë në vrasje jashtëgjyqësore, tha Romanova. Ata janë ekzekutuar për dezertim, dorëzim, grabitje, abuzim me alkoolin ose drogën dhe për marrëdhënie seksuale, tha ajo.

Më parë Priogozhin kishte qenë në Yakutia, një rajon i njohur për kampet e vjetra GULAG të epokës së Stalinit. Ai vizitoi Koloninë Penale 6 të regjimit të rreptë në Mohsogollokh dhe rekrutoi një numër të panjohur nga një burg famëkeq që strehon vrasës, përdhunues, terroristë, grabitës dhe shkelës të përsëritur.

Aplikantët e suksesshëm dërgohen me kamionçinë në aeroportin më të afërt dhe më pas në një bazë trajnimi ushtarak Wagner përpara se të dërgohen në front. Videot tregojnë të burgosurit që transportohen nga burgjet në Kemerovë, në Siberi dhe Udmurtia, në rrethin federal të Vollgës.

lufta ukraine-rusi vladimir putin vevgeny progozhin olga romanova

Sondazh

Poll