Aktualitet

Anija me 4 shqitparë jep alarmin SOS nga shpella e Haxhi Aliut, shpëtohen mbrekullisht pas ndërhyrjes së Policisë

1 Shtator 2019, 20:34 Nga DOSJA
Anija me 4 shqitparë jep alarmin SOS nga shpella e Haxhi Aliut,

VLORË- Një anije me flamur shqiptar ka dhënë sot rreth orës 21:05 alarmin SOS. Anija me 4 persona në bord ka qenë afër shpellës së Haxhi Aliut, ku ka lëshuar alarmin, pasi rrezikonin jetën. Pas marrjes së këtij njoftimi Policia Kufitare e Vlorës dërgoi një mjet lundrues për t’i shpëtuar.

Pas disa minutash kërkime, u gjenden 4 tursitët dhe mjeti i tyre i cili kishte dëmtime të shumta dhe u dërgua për në portin e Vlorës.

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se të 4 personat ishin shëndosh e mirë dhe kishin dalë në tokë pasi anija ishte zhytur në ujë.

NJOFIMI I PLOTË

Ne oren 21:05 u njoftua sall e QNOD se nje mjet me flamur Shqiptar me 4 persona ne bord ishte perplasur dhe ishte çarë brenda shpelles se Haxhi Alise ne Karaburun. Me shpejtesi u njoftua Policia Kufitare dhe Kapiteneria te cilat organizuan operacionin e kerkim shpetimit. Mjeti i policise kufitare pas kerkimi ne shpelle dhe ne toke arriti ti gjeje personat. Te 4 personat ishin shendosh e mirë dhe kishin dale ne tokë pasi anija ishte zhyt ne ujë.

Nje falenderim per QNOD qe nioftoi ne kohe rekord, nje falenderim per policinë kufitare qe me shpejtesi ju shkoi ne ndihmë, dhe nje falenderim pet Kapitenerine e Portit Vlore qe dha njoftim per mjetet e tjera qe ishin afer zones dhe tu vinin ne ndihme shtetasve Shqiptare qe rrezikuan jeten. Dhe nje kujtese nihilisteve dhe atyre qe hedhin baltë, komentonin e akuzonin me rastin e turisteve hollandeze se institucionet Shqiptare nuk bejne dallim kur behet fjale per jete njerzish.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alarmi sos mbytet anija policia kufitare shpetohen 4 shqiptaret alarmi sos mbytet anija policia kufitare shpetohen 4 shqiptaret

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Shtator 2019, 14:35

Zjarr i madh në Krujë, digjen 4 hektarë me pisha

KRUJË- Një zjarr  i madh ka rënë sot në fshatin Zgërdhesh në Krujë. Sipas informacioneëve mësohet se zjarri është i fuqishëm dhe ka përfshirë një sipërfaqe...