Aktualitet

Kush është biznesmeni VIP që u arrestua sot në Bllok, ktheu lokalin në ‘strofull’ të kokainës

1 Shtator 2019, 18:58 Nga DOSJA
Kush është biznesmeni VIP që u arrestua sot në Bllok, ktheu

TIRANE – Një operacion i policisë ndjekur nga hetimet disa mujore të Prokurorisë së Tiranës ka nxjerrë në dritë se si një lokal mjaft i njohur në zonën e ish-bllokut në kryeqytet në rrugë “Vaso Pasha”, ishte kthyer në ambient të përdorimit të kokainës nga ana e klientëve.

Sipas hetimeve të kryera nga policia dhe prokuroria, skemën e drejtonte pronari i lokalit ‘de Charme’, por për të mos rënë në sy, kontaktet me klientët ja linte në dorë kamerierëve dhe banakierëve që punonin në clubin e natës. Shqiptarja.com bën me dije se pronari i arrestuar është Orial Peçi, 38 vjeç.

Bashkë me të, në pranga ranë edhe tre persona të tjerë: Administratori i lokalit, Arbër Alkurtaj 22 vjeç, kamerieri Albi Llangozi dhe një klient të cilët ju gjet një thikë dhe 6 fishekë. Në gjendje të lirë po hetohen edhe tre persona të tjerë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe për mbajtjen pa leje të armëve shpërthyese dhe i municionit.

Veç të arrestuarve, në këtë operacion të koduar “Blloku”, u shoqëruan edhe mjaft persona të pranishëm në lokal, mes të cilëve ishte edhe Dj i njohur, Vin Veli. Ai u lirua pasi dha dëshminë në Policinë e Tiranës për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia e Tiranës ka arrestuar mëngjesin e sotëm 4 persona, pasi shisnin kokainë në lokalet e natës tek klientët e tyre. Policia bën me dije se ka arrestuar pronarin, administratorin e kamarierin e një lokali, si dhe 1 person tjetër në Bllok, pasi u jepnin klientëve doza kokaine, kundrejt çmimeve 80-100 euro.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albi llangozi arbër alkurtaj arrestohet dj vin veli de charme kokaine ne lokalin ne tirane orial peçi albi llangozi arbër alkurtaj arrestohet dj vin veli de charme kokaine ne lokalin ne tirane orial peçi

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Shtator 2019, 14:35

Zjarr i madh në Krujë, digjen 4 hektarë me pisha

KRUJË- Një zjarr  i madh ka rënë sot në fshatin Zgërdhesh në Krujë. Sipas informacioneëve mësohet se zjarri është i fuqishëm dhe ka përfshirë një sipërfaqe...