Aktualitet

“Trafikant i rrezikshëm”, mbushi Mikonosin me ‘lëngun e përdhunimeve’, arrestohet shqiptari

1 Shtator 2019, 15:04 Nga DOSJA
“Trafikant i rrezikshëm”, mbushi Mikonosin me

GREQI- Një 26-vjeçar me orgjinë nga Shqipëria është arrestuar në ishullin e Mykonos, nën akuzën e shpërndarjes se substancave tepër të rrezikshme për përdoruesit. Sipas policisë greke, 26-vjeçari shqiptar, i quajtur Aleksandër, pasi identitetii  tij i plotë nuk bëhet i ditur, i cili shërben si punonjës i aeroportit të ishullit të njohur turistik grek,u arrestua mbas një operacioni të forcave të antidrogës se Selanikut dhe Athinës.

Prej hetimeve me metoda speciale dhe survejim disa ditor, u bë i mundur arrestimi i 26 -vjeçarit, në banesën e të cilit u gjet sasia prej më shumë se 1 litër  të lëndës  GBL, ose ndryshe  shurupit të përdhunimeve, një lënde, e cila përdoret gjerësisht kohët e fundit në baret e ishullit të famshëm grek, për të krijuar gjendje ekstaze dhe rritje të dëshirës seksuale.

Policia greke thotë se autori kishte përfituar shuma të mëdha parash, duke shitur lëndën e  sipërpërmendur. Ai konsiderohet si një ndër trafikantet më  të rrezikshëm të arrestuar me këtë lloj droge ndonjëherë në Greqi.

Ndërkohë ëkspertët thonë se përdorimi i kësaj lënde, përveç se shtyn përdoruesin në akte seksuale, i heq viktimës edhe kujtesën për atë akt.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleksandri ne mikonos arrestohet shqiptari lengu i perdhunimeve aleksandri ne mikonos arrestohet shqiptari lengu i perdhunimeve

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Shtator 2019, 14:35

Zjarr i madh në Krujë, digjen 4 hektarë me pisha

KRUJË- Një zjarr  i madh ka rënë sot në fshatin Zgërdhesh në Krujë. Sipas informacioneëve mësohet se zjarri është i fuqishëm dhe ka përfshirë një sipërfaqe...