Aktualitet

“Ndihmoi të afërmit të vidhin energji”, kush është drejtori i rëndësishëm që u arrestua në Gjirokastër

1 Shtator 2019, 14:50 Nga DOSJA
“Ndihmoi të afërmit të vidhin energji”, kush

TIRANË- Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga sot ish-drejtorin e Agjencisë së Mirëqenies dhe Kujdesit Social, Armand Mamanin. Ai akuzohet për shpërdorim detyre, teksa ka favorizuar dy të afërme të tij për vjedhjen e energjisë elektrike.

Së bashku me të, policia ka arrestuar edhe të afërmen e tij, Violeta Baholli, ndërsa ka shpallur në kërkim 53-vjeçaren E. Zh. Armand Mamani akuzohet se iu ka dhënë energji nga zyrat e bashkisë dy të afërmeve të tij.

Por, kush është ish-drejtori i arrestuar?

Armand Mamani rezulton të jetë një drejtues i rëndësishëm në Gjirokastër. Mamani ka mbajtur poste të larta në Gjirokastër. Ai ka qenë drejtor i Agjencisë së Shërbimit dhe Mirëmbajtjes në Bashkinë e Gjirokastrës.

Gjithashtu, Mamani ka mbajtur edhe postin e drejtorit të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës. Ai u shkarkua si drejtor në bashki pas një raporti auditi të brendshëm, në të cilin ishin konstatuar shkelje të rënda në detyrë.

Ndërkohë, Mamani ka rezultuar me probleme edhe kur ka qenë drejtor i spitalit. Në një tjetër raport auditi të kryer nga Ministria e Shëndetësisë në atë kohë, ishte konstatuar se Mamani kishte abuzuar me fondet publike të spitalit, por që i kishte shpëtuar drejtësisë.

Ditën e sotme është arrestuar ish-drejtori i agjencisë së Shërbimit dhe Mirëmbajtjes, në Gjirokastër. Bëhet fjalë për Armand Mamani, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Mamani është arrestuar në flagrancë, pasi një subjekt privat u zbulua nga kontrollorët e OSHEE dje teksa ishte duke shfrytëzuar energji elektrike nga godina e Drejtorisë së Agjencisë së Trajtimit Social që ndodhet në Pazarin Karakteristik.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet armand mamani arrestohet drejtori i lsi drejtori ne gjirokaster policia gjirokaster armand mamani arrestohet drejtori i lsi drejtori ne gjirokaster policia gjirokaster

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Shtator 2019, 14:35

Zjarr i madh në Krujë, digjen 4 hektarë me pisha

KRUJË- Një zjarr  i madh ka rënë sot në fshatin Zgërdhesh në Krujë. Sipas informacioneëve mësohet se zjarri është i fuqishëm dhe ka përfshirë një sipërfaqe...