Aktualitet

VIDEO/ Momenti kur Veliaj merr çmimin në Barcelonë, emri Fusha shpk nuk është askund

1 Shtator 2019, 17:30 Nga DOSJA
VIDEO/ Momenti kur Veliaj merr çmimin në Barcelonë, emri Fusha

TIRANË- Bashkia e Tiranës kur mori çminin për sheshin Skënderbej, si hapësiria më e mirë në vitin 2018, e shiti si sukses të saj. Por pak ditë më parë, pasi bërjes publike të disa faturave ku Shkëlqim Fusha i kishte paguar hotelin dhe Arbian Maznikut, Bashkia Tiranë është shprehur se fitues është dhe projektueis dhe zbatuesi, pra kompania 51N4E dhe Fusha shpk.

Por skandai nuk qëndron këtu, por në pagesën që ësthë bërë Maznikut nga një privat, kur udhëtimi ka qenë i organizuar nga një organziatë e huaj dhe e ftuar ka qenë Bashkia Tiranë. Bashkia për këtë gjë u mbrojtë duke thënë se Fusha shpk ishte e ftuar në këtë organizim, pasi ajo është një nga fitueset e çmimit.

Por dhe kjo alibi duket se ka rënë poshtë. Nëse shihni videon më poshtë që publikon Dosja.al, Fusha shpk nuk është askund.

Në projektor shfaqet vetëm Bashkia Tiranë dhe projektuesi i sheshit Skënderbej 51N4E. Pra sipas Centre de Cultura Contemporania de Barcelona, organizata që dha dhe çmimin, Fusha shpk nuk ekziston Fare.

Kjo do të thotë se alibia e Bashkisë për dhuratën nga Fusha nuk qëndron, pasi faktet flasin kundër saj.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 900 euro fatura per maznikun erion veliaj fusha shpk skandali me faturen e maznikut 900 euro fatura per maznikun erion veliaj fusha shpk skandali me faturen e maznikut

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Shtator 2019, 14:35

Zjarr i madh në Krujë, digjen 4 hektarë me pisha

KRUJË- Një zjarr  i madh ka rënë sot në fshatin Zgërdhesh në Krujë. Sipas informacioneëve mësohet se zjarri është i fuqishëm dhe ka përfshirë një sipërfaqe...