Bota

Erdogan: As SHBA dhe as Rusia nuk do të përpiqen të përdorin armë bërthamore

Këto deklarata Erdogan i bëri pas takimit të krerëve të shërbimeve të inteligjencës të dy vendeve në Ankara ku garantoi se asnjë nga dy vendet nuk do të përdorë armë bërthamore.

17 Nëntor 2022, 13:00 Nga d.a.
Erdogan: As SHBA dhe as Rusia nuk do të përpiqen të përdorin
Erdogan

TURQI- Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha se as Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe as Rusia nuk do të tentojnë të përdorin armë bërthamore.

Këto deklarata Erdogan i bëri pas takimit të krerëve të shërbimeve të inteligjencës të dy vendeve në Ankara ku garantoi se asnjë nga dy vendet nuk do të përdorë armë bërthamore.

“Sipas informacionit që kam marrë nga drejtori im i inteligjencës për SHBA-në dhe Rusinë, asnjëri prej tyre nuk do të përpiqet të përdorë armë bërthamore”, tha Erdogan.

Shefi i CIA-s William Burns dhe homologu i tij rus Sergei Naryshkin u takuan në Ankara në fillim të së dielës, konfirmoi më parë kabineti i Erdogan.

Burns, sipas Shtëpisë së Bardhë, paralajmëroi shefin e inteligjencës ruse për pasojat e përdorimit të armëve bërthamore, të cilat Rusia kërcënoi t'i përdorte në Ukrainë.

Shtëpia e Bardhë deklaroi për atë takim se “nuk bëhej fjalë për ndonjë negociatë” dhe as për “diskutim për zgjidhjen e luftës në Ukrainë”.

rexhep taip erdogan sergei naryshkin william burns

Sondazh

Poll