Bota

Konferenca e energjisë për Ballkanin, Eriksen: Norevegjia ka plane të mëdha për rajonin

Në fjalën e tij përshëndetëse, Eriksen tha se qeveria e Norvegjisë ka plane të mëdha për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht Serbinë.

17 Nëntor 2022, 12:11 Nga d.a.
Konferenca e energjisë për Ballkanin, Eriksen: Norevegjia ka plane
Eriksen

SERBI- I dërguari special i kryeministrit të Mbretërisë së Norvegjisë për energjinë, Andreas Eriksen ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e energjisë që po mbahet në Beograd ku i pranishëm është dhe kryeministri ynë Edi Rama.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Eriksen tha se qeveria e Norvegjisë ka plane të mëdha për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht Serbinë.

Në Konferencën Rajonale, e cila organizohet nga ambasadat e Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd dhe Sarajevë, në bashkëpunim me Aleancën e Biznesit Nordik, Shoqatën e Biznesit Norvegji-BiH dhe partnerët norvegjezë për bashkëpunim në fushën e energjisë, marrin pjesë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës Zoran Tegeltija.

Siç njofton shërbimi për bashkëpunim me media i Presidentit të Republikës, është planifikuar një konferencë e përbashkët për mediat për pjesëmarrësit e konferencës.

andreas eriksen konferenca per energjine ne beograd

Sondazh

Poll