Bota

"Një pasagjer nuk u ndje mirë", avioni i nisur nga Antalia bëri ulje emergjente në aeroportin e Beogradit

Të gjitha shërbimet përkatëse të aeroportit kanë reaguar në kohën më të shpejtë të mundshme, ndërsa kujdesi për pasagjerin që ka nevojë për ndihmë mjekësore është në vazhdim.

17 Nëntor 2022, 12:53 Nga d.a.
"Një pasagjer nuk u ndje mirë", avioni i nisur nga Antalia
Aeroporti i Beogradit

SERBI- Një avion i kompanisë ajrore “SunExpress” në linjën Antalia-Frankfurt, me 188 pasagjerë, ka bërë ulje emergjente në orën 11:17 për në Beograd për arsye mjekësore.

Siç raporton Telegraf.rs, të gjitha shërbimet përkatëse të aeroportit kanë reaguar në kohën më të shpejtë të mundshme, ndërsa kujdesi për pasagjerin që ka nevojë për ndihmë mjekësore është në vazhdim.

Pas kryerjes së procedurave përkatëse avioni së shpejti pritet të vazhdojë udhëtimin e tij drejt destinacionit final me pasagjerët e tij në boed.

aeroporti i beogradit

Sondazh

Poll