Art&Argëtim

"Vdekja" e Fallon bëhet trend në Twitter, ai kërkon ndihmën e Musk: Elon, a mund ta rregullosh këtë?

Teksa komentet u shtuan dhe lajmi i rremë për vdekjen e tij u bë virale, 48-vjeçari donte t'i jepte fund atyre dhe i shkroi kreut të Twitter, Elon Musk.

17 Nëntor 2022, 13:37 Nga d.a.
"Vdekja" e Fallon bëhet trend në Twitter, ai kërkon
Fallon dhe Musk

SHBA- Një trend i çuditshëm ka nisur në rrjetet sociale ku të shumtë jana ata që shprehin ngushëllimet për "vdekjen" e prezantuesit dhe komedianit Jimmy Fallon orët e fundit, ku shum kanë shkruar “Pusho në paqe”.

Teksa komentet u shtuan dhe lajmi i rremë për vdekjen e tij u bë virale, 48-vjeçari donte t'i jepte fund atyre dhe i shkroi kreut të Twitter, Elon Musk.

Hashtag-u #RIPJimmyFallon (Rest in Peace Jimmy Fallon) filloi të bëhet trend në platformë të martën, më 16 nëntor, dhe Fallon e pyeti Elon Musk nëse mund të bënte diçka për këtë.

"Elon, a mund ta rregullosh këtë?" ka shkruar duke iu drejtuar pronarit të Twitter.

Musk duket se nuk ishte në dijeni të ekzistencës së hashtag-ut. "Çfarë duhet të rregulloj?" i është përgjigjur  drejtueses së “The Tonight Show”.

Menjëherë pas kësaj, Musk është rikthyer me një postim të ri, duke iu përgjigjur me humor Jimmy Fallon. 

Prit një sekondë, si e dimë që nuk je një alien që pretendon të jetë Jimmy? Thuaj diçka që do të thoshte vetëm Xhimi i vërtetë...” i shkroi ai.

elon musk jimmy fallon

Sondazh

Poll