Art&Argëtim

Dy muaj pasi zbuloi se vuante nga kanceri, aktorja Jane Fonda: Nuk kam frikë të vdes, jam gati

Aktorja e "Grace And Frankie" tha për Entertainment Tonight se ajo thjesht po tregohet 'realiste' për të ardhmen e saj për të cilën tha se e di që 'nuk do të jetë shumë më gjatë'.

17 Nëntor 2022, 10:31 Nga k.m.
Dy muaj pasi zbuloi se vuante nga kanceri, aktorja Jane Fonda: Nuk kam
Jane Fonda

SHBA- Jane Fonda tha ishte e qartë që nuk i kishte mbetur shumë kohë në jetën e saj dhe ndjente që ishte gati për t'u ndarë nga jeta. Aktorja e "Grace And Frankie" tha për Entertainment Tonight se ajo thjesht po tregohet 'realiste' për të ardhmen e saj për të cilën tha se e di që 'nuk do të jetë shumë më gjatë'.

Por nëna e tre fëmijëve - e cila është dy herë fituese e çmimit Oscar- tha se mendon se ka pasur një 'jetë të mrekullueshme'.

“Kur të jesh në moshën time, më mirë të jesh i vetëdijshëm për sasinë e kohës që është pas teje në krahasim me atë para teje, dua të them që është thjesht realiteti. Unë nuk kam frikë të shkoj, kam pasur një jetë të mrekullueshme,”- tha aktorja.

Fonda shtoi se ajo nuk e pret me padurim vdekjen, por ajo e di se është e afërt: Jo se dua të shkoj, por jam e vetëdijshme se do të jetë më shpejt se sa vonë.

Në shtator, Fonda zbuloi se ajo ishte diagnostikuar me Limfomën Non-Hodgkin, një lloj kanceri që fillon në sistemin limfatik, një pjesë e sistemit imunitar të trupit të dedikuar për të luftuar mikrobet.

jane fonda

Sondazh

Poll