Aktualitet

Aksident në Cërrik, makina me targa të huaja përplas biçikletën, lëndohet drejtuesi

Makina me targa të huaja përplasi një biçikletë, ku për pasojë drejtuesi i biçikletës ka mbetur i plagosur, por fatmirësisht pa rrezik për jetën.

17 Nëntor 2022, 09:29 Nga A.B
Aksident në Cërrik, makina me targa të huaja përplas
Foto ilustruese

CËRRIK- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Cërrik, ku një person ka mbetur i plagosur. Aksidenti ndodhi në afërsi të kryqëzimit në aksin e rrugës kombëtare Cërrik-Belsh.

Makina me targa të huaja përplasi një biçikletë, ku për pasojë drejtuesi i biçikletës ka mbetur i plagosur, por fatmirësisht pa rrezik për jetën.

Drejtuesi i biçikletës u transportua menjëherë për në spital. Policia ka dokumentuar provat në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar shkakun shkaqet e aksidentit.

aksident ne cerrik aksident

Sondazh

Poll