Aktualitet

Covid, MSH: 18 persona janë infektuar në 24 orët e fundit

Nga 558 testime të kryera 24 orët e fundit janë shënuar 18 raste të reja, ndërsa në të gjithë vendin kemi 201 pacientë aktivë me COVID-19.

16 Nëntor 2022, 18:12 Nga I.A
Covid, MSH: 18 persona janë infektuar në 24 orët e fundit
Foto Ilustruese

TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Nga 558 testime të kryera 24 orët e fundit janë shënuar 18 raste të reja, ndërsa në të gjithë vendin kemi 201 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë.  

Njoftimi i MSH-s:

Qytetarët e infektuar gjatë 24 orëve të fundit janë në këto bashki: 13 në Tiranë, 2 në Sarandë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Divjakë, Berat. Gjithsej në vendin tonë janë 201 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, ndërsa në spital po marrin trajtim tre pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2 dhe janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,293 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 16 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 558
Testime totale 2,004,208
Raste pozitive 332,088
Raste të shëruara 328,293
Raste Aktive 201
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 150
Vlorë 13
Fier 11
Gjirokastër 10
Elbasan 5
Berat 4
Shkodër 3
Lezhë 3
Durrës 2

covid ne vend bilanci i covid ne shqiperi

Sondazh

Poll