Aktualitet

U dënua për ndërtim pa leje, reagon për herë të parë poetja Mimoza Ahmeti: Do jetë fake! Nuk di gjë

Ajo është shprehur se nga ana e Porkurorisë nuk i ka shkuar asnjë njoftim neë lidhje me dënimin e saj.

16 Nëntor 2022, 18:29 Nga F.M
U dënua për ndërtim pa leje, reagon për herë të
Mimoza Ahmeti

TIRANË- Poetja Mimoza Ahmeti nuk është në dijeni të faktit që është dënuar nga Gjykata e Tiranës, për ndërtim pa leje. Vetë poetja, në një prononcim për Gazetën Express, është shprehur se nga ana e Porkurorisë nuk i ka shkuar asnjë njoftim neë lidhje me dënimin e saj.

Prononcimi i Mimoza Ahmetit për Gazetën Express

Pyetje: Në media është raportuar orët e fundit se Prokuroria e Tiranës iu ka dënuar me 40 orë punë publike per ndërtim të paligjshëm. A keni nje koment për vendimin? A jeni njohur me të? Përse bëhet fjalë?

Mimoza Ahmeti: Nuk kam asnjë koment, besoj se është fake.

Pyetje: Nuk jeni njoftuar nga Prokuroria?

Mimoza Ahmeti: Nuk jam njoftuar nga prokuroria. Jo, jo s’di gjë fare…

Pyetje: Por për këtë vendim ka pasur një reagim edhe nga kryeministri Edi Rama i cili e ka quajtur të padrejtë…

Mimoza Ahmeti: Epo ç’a të të them… Nuk di gjë

Poetja Mimoza Ahmeti është dënuar me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës për ndërtim të paligjshëm. Pa marrë parasysh faktin që banesa e poetes së mirënjohur ishte dëmtuar nga tërmeti, gjykata urdhëroi që Mimoza Ahmeti të kryejë punë me interes publik për 40 orë. Në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Tiranës, Ahmeti tha se shtëpia që kishte në Petrelë iu dëmtua nga tërmeti dhe se në këto kushte ajo u duhet të ndërtonte një banesë të re. Por pavarësisht provave, fjala e poetes nuk preku askënd.

denohet mimoza ahmeti mimoza ahmeti

Sondazh

Poll