Art&Argëtim

Kanë qenë të fejuar? Redon Makashi tha se nuk e njihte, balerina: Tani ka marrë fund, unazën ia ktheva

Çuko refuzoi të ndante detaje nëse ndarja ka qenë për shkak të reagimit të këngëtarit apo jo, por theksoi se e gjithë kjo situatë kishte shqetësuar familjarët e saj.

16 Nëntor 2022, 08:08 Nga A.B
Kanë qenë të fejuar? Redon Makashi tha se nuk e njihte, balerina:
Rexhina Cuko dhe Redon Makashi

TIRANË- Koreografja Rexhina Çuko u bë protagoniste e mediave rozë për shkak të aludimeve se mund të ishte fejuar me këngëtarin Redon Makashi. Shkak i këtyre aludimeve, u bë një foto e çiftit, në të cilën shihej Rexhina me një unazë në gisht. Të gjithë mediat e morën këtë shenjë si një lajm të mirë për çiftin mirëpo nuk kaloi shumë dhe vetë Redoni mohoi të gjitha zërat. Ai u shpreh në rrjetin e tij social se asgjë që është bërë e ditur në media nuk është e vërtetë e madje shtoi se nuk e njihte Rexhinën.

Në daljen e saj të parë pas këtyre lajmeve, Rexhina pranoi se ka patur një lidhje me kantautorin, por tashmë çdo gjë ka marrë fund mes tyre. Çuko refuzoi të ndante detaje nëse ndarja ka qenë për shkak të reagimit të këngëtarit apo jo, por theksoi se e gjithë kjo situatë kishte shqetësuar familjarët e saj.

“Ishte copëz lumturie, por tani ka marrë fund. Nuk ka qenë për klikime, sepse unë s’ kam nevojë. Unaza i është kthyer”, tha Rexhina për “Ftesë ne 5”.

redon makashi rexhina cuko

Sondazh

Poll