Bota

Aktivistja adoleshente për klimën merr vëmendjen e botës

1 Shtator 2019, 13:09 Nga DOSJA
Aktivistja adoleshente për klimën merr vëmendjen e botës

SHBA- E rrethuar nga qindra aktivistë të rinj, ata u bënë thirrje të rriturve të ndërmarrin veprime për ndryshimet klimatike në botë. Aktivistja do të flasë në samitin mbi ndryshimet klimatike që mbahet muajin tjetër në asamblenë e përgjithshme të OKB-së, ku do të marrin pjesë udhëheqës botërorë.

Lundrimi 14-ditor në ujërat e rrepta të Atlantikut nga Anglia për në SHBA i 16-vjeçares Greta Thunberg, me barkën e saj që nuk çliron karbon, ka tërhequr vëmendjen e botës.

Një grup i madh njerëzish u mblodhën në Nju Jork për të përshëndetur aktivisten.

“Është e çuditshme. Të gjithë më pyesin për Donald Trumpin. Mesazhi im për të është që ai të dëgjojë shkencën, gjë që ai duket se nuk e bën. Nëse askush nuk po arrin ta bindë atë për krizën klimatike, urgjencën, si mund ta bëj unë? Prandaj, unë thjesht do të ndërgjegjësoj njerëzit në përgjithësi që të fillojnë të kujdesen dhe të kuptojnë se sa e madhe është kriza”, tha aktivistja Greta Thunberg.

Që prej një viti, ajo kishte filluar të linte mësimin çdo të premte në shenjë proteste. Çdo javë protestonte para parlamentit suedez, ku kërkonte veprime për ndryshimet klimatike. Veprimet e saj kanë frymëzuar 2 milionë fëmijë në 135 vende të botës që të veprojnë si ajo.

Të premten, aktivistja Thunberg dhe qindra të rinj tjerë protestuan përpara Kombeve të Bashkuara.

Ata u kërkuan të rriturve t’u bashkohen në një protestë të planifikuar për datën 20 shtator, që është po ashtu ditë e premte.

Adoleshentja pritet të mbajë një fjalim përpara udhëheqësve botërorë në samitin global të ndryshimeve klimatike të OKB-së më 23 shtator.

Zjarret që kanë përfshirë Amazonën e Brazilit i dhanë kësaj çështjeje prioritet për tubimet e këtij viti në organizatën më të madhe në botë.

Marrë nga VOA 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota adoleshenjta nga suedia donald trump greta thunberg shba adoleshenjta nga suedia donald trump greta thunberg shba

Sondazh

Poll

Bota 1 Shtator 2019, 12:43

Dy lande votojnë – Gjermania mban frymën

GJERMANI- Kutitë e votimit janë hapur ndërkohë këtë të dielë në dy landet gjermanolindore, Saksoni dhe Brandenburg. 2,1 milionë qytetarë janë thirrur në Branden...