Bota

Policia e Hong Kongut arrestoi dhe qëlloi me gaz lotsjellës protestuesit, pas tubimit në rrugët e qytetit

1 Shtator 2019, 08:36 Nga DOSJA
Policia e Hong Kongut arrestoi dhe qëlloi me gaz lotsjellës

HONG KONG- Pas protestave të mbrëmjes së djeshme në Hong Kong policia ka trajtuar me dhunë protestuesit e dyshuar pasi mijëra të tjerë marshuan nëpër rrugët e qytetit.

Nga fotografitë e publikura në mediat e huaja shihet qartë që policia ka goditur njerëzit me shkopinj dhe ka përdorur solucion me veti djegëse në një metro në Hong Kong.

Por është ende e paqartë nëse të gjithë të plagosurit dhe të arrestuarit e metrosë ishin të përfshirë në demonstrata.

Mijëra njerëz dolën dje në rrugët e qytetit për të shënuar përvjetorin e pestë të qeverisë së Kinës duke ndaluar zgjedhjet e plota demokratike në Hong Kong.

Protestuesit ndezën zjarre, hodhën bomba benzine dhe sulmuan ndërtesën e Parlamentit.

Në përgjigje të këtyre tubimeve, policia përdori gaz lotsjellës, plumba gome dhe ujë për të shpërndarë turmat.

Kujtojmë që protestat në Hong Kong vazhdojnë prej 13 javësh me rradhë kundër qeverisë, dhe ligjit për ekstradim.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota hong kong policia godet protestuesit protestat e dhunshme hong kong policia godet protestuesit protestat e dhunshme

Sondazh

Poll

Bota 31 Gusht 2019, 17:29

Rikthehen protestat në Hong Kong (VD)

KINË– Një numër i madh protestuesish janë mbledhur sërish, duke marshuar në qendër të Hong Kongut, teksa policia ka shtuar prezencën në qytet.Autorit...