Bota

Papa Françesku bllokohet në ashensor për 25 minuta, para se të mbante fjalimin e përjavshëm në Sheshin e Shën Pjetrit

1 Shtator 2019, 12:18 Nga DOSJA
Papa Françesku bllokohet në ashensor për 25 minuta, para se

VATIKAN-  Paraditen e sotme Papa Françesku do të dilte para besimtarëve për fjalimin e tij të përjavshëm, por çuditërisht ai është vonuar ndryshe nga herë të tjera kur ka qenë në kohë.

Shkak për vonesën është bërë bllokimi i tij në ashensor, plotë 25 minuta derisa forcat zjarrëfikëse kanë arritur në vendngjarje dhe e kanë shpëtuar.

CCN raporton se Papa Françesku u ka kërkuar falje të gjithë besimtarëve të cilët e presin si çdo javë klerikun katolik në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

 “Unë kam për të kërkuar faljen tuaj”, shkruan CCN për deklaratën e Papës pas incidentit.

Sipas burimeve është mësuar se shkak për bllokimin e ashensorit është bërë ndërpreja e energjisë elektrike.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bllokohet ne ashensor papa françesku vatikan bllokohet ne ashensor papa françesku vatikan

Sondazh

Poll