Bota

Pas dështimit të raketave iraniane, Donald Trump ngjall shqetësimin për zbulimin e sekreteve të SHBA-së

1 Shtator 2019, 07:12 Nga DOSJA
Pas dështimit të raketave iraniane, Donald Trump ngjall

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka postuar në rrjetet sociale një foto që tregon se raketat iraniane kanë dështuar.

Ndërkohë krahas fotos Trump ngre pyetje rreth zbulimit të sekretit të mbikëqyrjes së SHBA-së.

Fotografia bardhë e zi tregon vendin e hedhjes së raketës në një qendër hapësinore në veri të Iranit, përfshirë një kullë shërbimi në portin e dëmtuar.

Trump në postimin e tij përmendi vendndodhjen specifike të hedhjes së raketës duke thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ishin të përfshirë në “aksidentin katastrofik gjatë përgatitjeve të nisjes përfundimtare për Safir SLV Launch në Semnan Launch Site One në Iran”.

Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të premten, Trump mbrojti postimin dhe përsëriti se Shtetet e Bashkuara nuk kishin asnjë lidhje me incidentin.

“Ne kishim një foto. Unë e postova atë, të cilën unë kam të drejtën absolute ta bëj. Vendosën në lëvizje një raketë të madhe dhe nuk funksionoi shumë mirë. S’kishte çfarë të bënte me ne”.-tha Trump.

Një zyrtar amerikan gjithashtu tha që Irani pësoi një dështim të nisjes satelitore.

“Unë uroj për Iranin më të mirat dhe fat të mirë në përcaktimin e asaj që ndodhi këtë herë.” tha zoti Trump në rrjetin social.

Ministri i telekomunikacionit iranian tha në një postim të tij në rrjetet sociale  se sateliti iranian ishte i padëmtuar pas lëshimit të dështuar.

Ndërsa ka sqaruar se fotografia që po qarkullon ishte nga informimi i inteligjencës.

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Iranin kundër hedhjes së raketave, nga frika se teknologjia e përdorur për të vendosur satelitët në orbitë mund t’i lejojë Teheranit të zhvillojë aftësinë e raketave balistike të nevojshme për të nisur çështjet bërthamore.

Teherani mohon akuzën e SHBA-së se një veprimtari e tillë është një pengesë për zhvillimin e raketave balistike.

Donald Trump i ka ofruar Iranit që të zhvillojnë bisedime mes tyre Iranin por Teherani thotë që së pari duhet të marrë një lehtësim nga sanksionet e SHBA.

Nuk dihet nëse  Trump do të jetë dakord me këtë kusht.

Burimi: News

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota deshtimi i raketave irani shba trump deshtimi i raketave irani shba trump

Sondazh

Poll

Bota 31 Gusht 2019, 17:29

Rikthehen protestat në Hong Kong (VD)

KINË– Një numër i madh protestuesish janë mbledhur sërish, duke marshuar në qendër të Hong Kongut, teksa policia ka shtuar prezencën në qytet.Autorit...