Bota

Goditet me thikë në burg vrasësi i Robert Kenedit

1 Shtator 2019, 12:23 Nga DOSJA
Goditet me thikë në burg vrasësi i Robert Kenedit

KALIFORNI- Autoritetet e identifikuan viktimën si Sirhan Sirhan, i cili ka qenë në burg për më shumë se 50 vjet për vrasjen e Kennedit gjatë garave presidenciale në vitin 1968.

Autoritetet thanë se personi i qëlluar me thikë ndodhet në spital dhe është në gjendje të qëndrueshme.

Sirhan, i cili është 75 vjeç, e qëlloi Kenedin në kuzhinën e Hotelit Ambasador në Los Angeles, menjëherë pasi politikani shpalli fitoren në zgjedhjet paraprake presidenciale të demokratëve në shtetin e Kalifornisë. Kenedi vdiq të nesërmen.

Sirhan Sirhan u shpall fajtor për vrasjen, por dënimi i tij me vdekje u ndryshua më vonë në burgim të përjetshëm.

Marrë nga VOA 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kaliforni sirhan sirhan vrasesi i kenedi vritet ne burg kaliforni sirhan sirhan vrasesi i kenedi vritet ne burg

Sondazh

Poll