Bota

E rëndë në Istog, dy të mitur dyshohet se kanë zhveshur dhe fotografuar një të mitur tjetër

Sipas zëdhënësit rajonal të policisë në Pejë, Driton Rugova denoncimi është bërë ditën e djeshme ndërkohë që ngjarja ka ndodhur më 11 nëntor. Rugova tha se dy të miturit dyshohet se kanë zhveshur dhe fotografuar të miturën.

16 Nëntor 2022, 11:15 Nga d.a.
E rëndë në Istog, dy të mitur dyshohet se kanë zhveshur
Foto ilustruese

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para disa ditësh në fshatin Gurrakoc të Istogut ku dy të mitur akuzohet për ngacmim seksual të një të miture.

Sipas zëdhënësit rajonal të policisë në Pejë, Driton Rugova denoncimi është bërë ditën e djeshme ndërkohë që ngjarja ka ndodhur më 11 nëntor. Rugova tha se dy të miturit dyshohet se kanë zhveshur dhe fotografuar të miturën.

“Më 15 nëntor rreth orës 8:30 e kemi pranuar një informacion ku dyshohet se dy të mitur e kanë zhveshur dhe e kanë fotografuar një të mitur tjetër. Rasti ka ndodhur në fshatin Gurrakoc të Istogut. Ata janë intervistuar në praninë e avokatëve, prindërve dhe punëtorëve socialë. Sipas deklarimeve të të dyshuarve rasti ka ndodhur më 11 nëntor. Rasti është inciuar si ngacmim, derisa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, tha Rugova.

Sipas tij të dyshuarit janë intervistuar në praninë e avokatëve, prindërve dhe punëtorëve sociale dhe të dy meshkuj janë arrestuar nën dyshimet për ngacmimin e një vajze në Istog. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

policia e kosoves ngacmohet e mitura ne kosove driton rugova

Sondazh

Poll