Bota

Mes tensioneve ne Iranin, goditet nga një dron një cisternë nafte e lidhur me miliarderin izraeli në Oman

Nga Operacionet e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar, një organizatë ushtarake britanike në rajon që monitoron anijet thanë se janë në dijeni të një incidenti dhe po hetohet në këtë moment.

16 Nëntor 2022, 10:38 Nga d.a.
Mes tensioneve ne Iranin, goditet nga një dron një cisternë nafte
foto ilustruese

OMAN- Një cisternë nafte e lidhur me një miliarder izraelit është goditur nga një dron me bombë në brigjet e Omanit mes tensioneve të rritura me Iranin, tha një zyrtar.  Sulmi ndodhi të martën në mbrëmje, tha burimi i mbrojtjes me bazë në Lindjen e Mesme.

Sipas Dailymail, nga Operacionet e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar, një organizatë ushtarake britanike në rajon që monitoron anijet thanë se janë në dijeni të një incidenti dhe po hetohet në këtë moment.

Cisterna e naftës është identifikuar si Pacific Zircon me flamur Liberian. Anija operohet nga Eastern Pacific Shipping, një kompani me bazë në Singapor, në pronësi të miliarderit izraelit Idan Ofer.

Askush nuk e mori menjëherë përgjegjësinë për sulmin. Megjithatë, dyshimi është kthyer në Iran.

Tensionet vazhdojnë midis Izraelit dhe Teheranit me luftën hije shumëvjeçare në Lindjen e Mesme më të gjerë. Sulmet me dronë kanë shënjestruar më parë anijet e lidhura me Izraelin në rajon.

SHBA-ja ka fajësuar Iranin për një seri sulmesh që ndodhën në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe në vitin 2019. Teherani atëherë kishte filluar të përshkallëzonte programin e tij bërthamor pas tërheqjes së njëanshme të SHBA-së nga marrëveshja e saj atomike me fuqitë botërore. 

tensionet izrael-iran sulmohet cisterna izraelite

Sondazh

Poll