Bota

Shpërthimi në Poloni/ Reagon Kina: Trajtojeni çështjen me qetësi

Në një deklaratë për mediat, Mao Ning shprehet se kjo çështje duhet të trajtohet me qetësi duke analizuar rrethanat aktuale.

16 Nëntor 2022, 10:15 Nga a.l
Shpërthimi në Poloni/ Reagon Kina: Trajtojeni çështjen me
Mao Ning

KINË- Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Kinës, Mao Ning, ka bërë thirrje për qetësi për shpërthimin e raketës në Poloni ku humbën jetën dy persona. Në një deklaratë për mediat, Mao Ning shprehet se kjo çështje duhet të trajtohet me qetësi duke analizuar rrethanat aktuale. 

"Të gjitha palët duhet të qëndrojnë të qetë dhe të ushtrojnë përmbajtje në rrethanat aktuale", tha ministri i jashtëm i Kinës. 

Dy raketa ruse goditën mbrëmjen e djeshme një fermë në Przewodóë në anën polake të kufirit polako-ukrainas duke lënë të vdekur dy qytetarë polak. Polonia është një vend anëtarë i NATO-s dhe si i tillë në rast sulmi mbrohet nga Aleanca. Shpërthimi ka vënë në alarm jo vetëm Poloninë por dhe vendet fqinje si Lituania, e cila po ashtu është vend anëtar i NATO-s. Kryeministri polak ka thërritur menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të marrë masa të menjëhershme në bazë te rregullores së Aleancës së Atlantikut të Veriut. Rusia nga ana e saj i ka mohuar akuzat duke i quajtur shpifje të Perëndimit ndërkohë parlamenti i Çekisë ka votuar një mocion që e shpall Rusinë shtet terrorist./ Dosja. al

raketat ruse godasin polonine

Sondazh

Poll