Bota

10 PIKAT e Volodymyr Zelenskyy-t: Këto janë kushtet e presidentit ukrainas për t'i dhënë fund luftës me Rusinë

Presidenti, i cili u kthye nga Kherson, një qytet në Ukrainën jugore që u kthye në kontrollin e forcave ukrainase pas tërheqjes së trupave ruse, doli me një deklaratë ku prezantoi planin e tij.

16 Nëntor 2022, 09:04 Nga k.m.
10 PIKAT e Volodymyr Zelenskyy-t: Këto janë kushtet e presidentit
Volodymyr Zelenskyy

KIEV- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy prezantoi planin e tij prej 10 pikash për përfundimin e luftës dhe paqen me Rusinë! Zelenskyy u bëri thirrje udhëheqësve të grupit të 20 vendeve (G20) që të kapërcejnë ndasitë për t'i dhënë fund luftës. Presidenti, i cili u kthye nga Kherson, një qytet në Ukrainën jugore që u kthye në kontrollin e forcave ukrainase pas tërheqjes së trupave ruse, doli me një deklaratë ku prezantoi planin e tij.

Plani i paqes

1. Siguria bërthamore e Ukrainës

2. Siguria ushqimore

3. Siguria energjetike

4. Lirimi i të burgosurve dhe të internuarve

5. Respektimi i Kartës së OKB-së

6. Tërheqja e trupave ruse nga Ukraina

7. Gjyq për krime lufte

8. Mbrojtja e mjedisit natyror

9. Parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit në të ardhmen

10. Konfirmimi i përfundimit të armiqësive

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka reaguar ndaj fjalimit të Zelenskyy-t, duke thënë se deklarata e presidentit ukrainas nuk ishte e mundur dhe se pretendimet e tij tregojnë se Kievi nuk është i interesuar për negociatat e paqes me Moskën.

I pyetur nëse deklarata e Zelenskyy-t konfirmon se Kievi nuk është i gatshëm të negociojë me Rusinë, Peskov u përgjigj: Absolutisht!

Megjithatë deri më tani, pas përgjigjes së Rusisë, nuk ka asnjë deklaratë tjetër nga Kievi.

volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll