Bota

Saimiti i G20 për luftën në Ukrainë: Rusia të tërhiqet, diplomacia dhe dialogu janë jetike

G20 arriti në përfundimin se  përdorimi ose kërcënimi i përdorimit të armëve bërthamore është i papranueshëm.

16 Nëntor 2022, 08:53 Nga a.l
Saimiti i G20 për luftën në Ukrainë: Rusia të
Saimiti G20

RUSI- Udhëheqësit e vendeve të G20 thanë sot se shprehin keqardhjen e tyre për sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, duket se janë të ndarë. Deklarata, e cila u miratua, thekson se shumica e anëtarëve dënojnë fuqishëm luftën në Ukrainë dhe bëjnë thirrje për "tërheqje të plotë dhe të pakushtëzuar të Rusisë, megjithatë, siç theksohet nga Guardian, kishte pikëpamje të tjera, referuar ngjarjes më të fundit në Poloni. 

G20 arriti në përfundimin se  përdorimi ose kërcënimi i përdorimit të armëve bërthamore është i papranueshëm. Zgjidhja paqësore e konflikteve, përpjekjet për menaxhimin e krizave dhe diplomacia dhe dialogu janë jetike. Në kohën e sotme nuk duhet të ketë luftë.

Lufta e Ukrainës, theksohej në deklaratë, po shkakton vuajtje të mëdha njerëzore dhe përkeqëson ekonominë globale duke rritur inflacionin, duke ndërprerë zinxhirët e furnizimit, duke rritur pasigurinë e energjisë dhe ushqimit dhe duke rritur rreziqet për stabilitetin financiar. Anëtarët e G20 përsërisin gjithashtu angazhimin e tyre për të shmangur paqëndrueshmërinë e tepërt në kurset e këmbimit, ndërsa pranojnë se "shumë monedha kanë lëvizur ndjeshëm" këtë vit./ Dosja.al

samiti i g20 ne indonezi

Sondazh

Poll