Bota

Sulmi i Rusisë ndaj Polonisë, Kurti: Ngushëllimet e mia për vdekjen e dy civilëve, dënoj krimet e luftës

Kreu i Qeverisë së Kosovës, bën thirrje për hetim të plotë të sulmit në Poloni.

16 Nëntor 2022, 07:04 Nga A.B
Sulmi i Rusisë ndaj Polonisë, Kurti: Ngushëllimet e mia për
Albin Kurti

KOSOVË-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dënuar ashpër sulmin e Rusisë ndaj Polonisë. Përmes një statusi të bërë në 'Tëitter', Kurti shpreh ngushëllimet për humbjet e jetëve ndërsa shton se i bashkohet botës demokratike për dënimin e krimeve të luftës. Kreu i Qeverisë së Kosovës, bën thirrje për hetim të plotë të sulmit.

MESAZHI I KURTIT:

Ngushëllimet e mia për Republikën e Polonisë pasi dy civilë u vranë pranë kufirit polako-ukrainas në mes të sulmit raketor të Rusisë në territorin ukrainas. Unë bashkohem me botën demokratike në dënimin e krimeve të luftës të Rusisë dhe bëj thirrje për një hetim të plotë të sulmit.

Dy raketa ruse goditën mbrëmjen e djeshme një fermë në Przeëodóë në anën polake të kufirit polako-ukrainas duke lënë të vdekur dy qytetarë polak. Polonia është një vend anëtarë i NATO-s dhe si i tillë në rast sulmi mbrohet nga Aleanca. Shpërthimi ka vënë në alarm jo vetëm Poloninë por dhe vendet fqinje si Lituania, e cila po ashtu është vend anëtar i NATO-s. Kryeministri polak ka thërritur menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të marrë masa të menjëhershme në bazë te rregullores së Aleancës së Atlantikut të Veriut. Rusia nga ana e saj i ka mohuar akuzat duke i quajtur shpifje të Perëndimit ndërkohë parlamenti i Çekisë ka votuar një mocion që e shpall Rusinë shtet terrorist.

raketat ruse godasin polonine albin kurti

Sondazh

Poll