Bota

Propaganda e mediave ruse: Raketat ukrainase kanë goditur Poloninë

Agjencia shtetërore e lajmeve Ria Novosti citoi një "ekspert ushtarak" rus i cili pretendonte se raketat ruse nuk do të kishin arritur të arrinin në territorin polak, por sistemet e raketave S-300 [tokë-ajër] ukrainas, që funksiononin në mënyrë jonormale, mund të arrinin.

15 Nëntor 2022, 23:20 Nga I.A
Propaganda e mediave ruse: Raketat ukrainase kanë goditur Poloninë
Russia Today

RUSI- Mediat shtetërore ruse tashmë kanë lënë të kuptohet se ishin në fakt raketat ukrainase dhe jo ruse që goditën territorin polak. Këto pretendime janë të pabazuara. Agjencia shtetërore e lajmeve Ria Novosti citoi një "ekspert ushtarak" rus i cili pretendonte se raketat ruse nuk do të kishin arritur të arrinin në territorin polak, por sistemet e raketave S-300 [tokë-ajër] ukrainas, që funksiononin në mënyrë jonormale, mund të arrinin.

Disa kanale Telegram pro-Kremlinit publikuan pretendime të ngjashme.

Dy raketa ruse goditën mbrëmjen e sotme një fermë në Przeëodów në anën polake të kufirit polako-ukrainas duke lënë të vdekur dy qytetarë polak. Polonia është një vend anëtarë i NATO-s dhe si i tillë në rast sulmi mbrohet nga Aleanca. Shpërthimi ka vënë në alarm jo vetëm Poloninë por dhe vendet fqinje si Lituania, e cila po ashtu është vend anëtar i NATO-s. Kryeministri polak ka thërritur menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të marrë masa të menjëhershme në bazë te rregullores së Aleancës së Atlantikut të Veriut. Rusia nga ana e saj i ka mohuar akuzat duke i quajtur shpifje të Perëndimit ndërkohë parlamenti i Çekisë ka votuar një mocion që e shpall Rusinë shtet terrorist.

raketat ruse godasin polonine

Sondazh

Poll