Bota

Ursyla von der Leyen për raketat në Poloni: E alarmuar, jemi në kontakt me aleatët

Von der Leyen shkruan se BE po monitoron nga afër situatën dhe se janë në kontakt të vazhdueshëm me aleatët për të ndërmarrë veprime. 

15 Nëntor 2022, 23:15 Nga I.A
Ursyla von der Leyen për raketat në Poloni: E alarmuar, jemi në
Ursula von der Leyen

BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen thotë ka deklaruar se është e alarmuar nga raportimet që vijnë nga Polonia. Me an ëtë një p9ostimi në Twitter, Von der Leyen shkruan se BE po monitoron nga afër situatën dhe se janë në kontakt të vazhdueshëm me aleatët për të ndërmarrë veprime. 

“E alarmuar nga raportime për një shpërthim në Poloni, pas një sulmi masiv me raketa ruse në qytetet e Ukrainës. Shpreh ngushëllimet e mia dhe mesazhin tim më të fortë të mbështetjes dhe solidaritetit me Poloninë dhe miqtë tanë ukrainas. Po monitorojmë nga afër situatën dhe jemi në kontakt me aleatët tanë”, shkruan ajo.

Dy raketa ruse goditën mbrëmjen e sotme një fermë në Przewodóë në anën polake të kufirit polako-ukrainas duke lënë të vdekur dy qytetarë polak. Polonia është një vend anëtarë i NATO-s dhe si i tillë në rast sulmi mbrohet nga Aleanca. Shpërthimi ka vënë në alarm jo vetëm Poloninë por dhe vendet fqinje si Lituania, e cila po ashtu është vend anëtar i NATO-s. Kryeministri polak ka thërritur menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të marrë masa të menjëhershme në bazë te rregullores së Aleancës së Atlantikut të Veriut. Rusia nga ana e saj i ka mohuar akuzat duke i quajtur shpifje të Perëndimit ndërkohë parlamenti i Çekisë ka votuar një mocion që e shpall Rusinë shtet terrorist.

ursula von der leyen raketat ruse godasin polonine

Sondazh

Poll