Bota

"Ky është makthi im më i keq", Jennifer Siebel rrëfen përdhunimin nga Weinstein: Kishte nishan në organin gjenital

Ajo tha se përdhinimi ka ndodhur në në vitin 2005 në Hotelin Peninsula në Beverly Hills.

15 Nëntor 2022, 16:25 Nga e.k
"Ky është makthi im më i keq", Jennifer Siebel
Siebel Neësom dhe Gavin Neësom

SHBA- Jennifer Siebel Newsom gruaja e guvernatorit të Kalifornisë Gavin Newsom ka shpërthyer në lot në sallën e gjyqit ku po jepte dëshminë saj për akuzat e përdhunimit të ngritur ndaj Harvey Weinstein. Ajo tha se përdhinimi ka ndodhur në në vitin 2005 në Hotelin Peninsula në Beverly Hills.

“Unë jam në këmbë. Po rezistoj. Tmerr. Dridhem. Ky është makthi im më i keq", tha ajo. 

Ajo më pas vijoi t'i përgjigjej pyetjeve të bëra nga prokurorja e çështjes në lidhje me detaje nga përdhunimi dhe fiziku i producentit Harvey Weinstein. 

“Shumë mavijosje, shenja, të verdha dhe jeshile, shumë strija në stomak, që nuk funksionon fare. Ai dukej i pa bërë synet dhe i çuditshëm, kishte një nishan në organin gjenital dhe testikujt e tij ishin të paformuar", tha ajo. 

Sibel Newsom , një ish-aktore, është gruaja e katërt që akuzon ëeinstein për sulm seksual në gjyqin e tij në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit. Weinstein, i cili tashmë është duke vuajtur një dënim me 23 vite burg për përdhunim dhe sulm seksual në Nju Jork përballet me akuza për sulme seksuale të dyshuara nga katër gra në Los Anxhelos midis 2004 dhe 2013.

siebel newsom harvey weinstein

Sondazh

Poll