Art&Argëtim

Emily Ratajkowski shijon “beqarinë” pak ditë pas ndarjes nga McClard, flirton me aktorin Pete Davidson

Siç ka treguar i njëjti burim, çifti janë takuar përmes miqve të përbashkët dhe tërheqja mes tyre ka qenë e dukshme që në momentin e parë.

15 Nëntor 2022, 08:56 Nga a.l
Emily Ratajkowski shijon “beqarinë” pak ditë pas ndarjes
Emily Ratajkoëski dhe Pete Davidson

NEW YORK- Modelja e njohur Emily Ratajkowski duket se ka vendosur të bëjë pak "aventurë" pas divorcit me producentin e njohur Sebastian McClard. Aludohet se bukuroshja është duke flirtuar me Pete Davidson, aktori i njohur i humorit i cili së fundmi ka qenë në qendër të mediave rozë për lidhjen e tij me yllin e "Keeping Up With The Kardashians", Kim Kardashian.

"Pete dhe Emily janë në lidhje për disa muaj. Është në fazat e hershme të marrëdhënies së tyre, por ata e pëlqejnë shumë njëri-tjetrin”, thotë një burim nga mjedisi i tyre për US weekly", shkruan protothema.

Siç ka treguar i njëjti burim, çifti janë takuar përmes miqve të përbashkët dhe tërheqja mes tyre ka qenë e dukshme që në momentin e parë.

Pete e bën Emily-n të qeshë shumë dhe i pëlqen sa e zgjuar është ajo,”- tha burimi.

Thashethemet e para për një flirt mes tyre nisën mbrëmjen e së shtunës, teksa të dy u panë duke ecur dorë për dore nëpër rrugët e Brooklyn-it dhe nuk u desh shumë kohë që të konfirmoheshin me njëri-tjetrin. Mirëpo, kohë më parë në një intervistë Emily Ratajkowski deklaroi se nuk po kërkon diçka serioze dhe po e shijon beqarinë. Ajo ka theksuar gjithashtu se dëshiron t'i përkushtohet ekskluzivisht djalit të saj. Pra, nuk është e qartë nëse kjo është diçka serioze me Pete apo nëse është thjesht një flirt i shkurtër.

pete davdison emily ratajkowski

Sondazh

Poll