Art&Argëtim

Rikthehet “Njerëz dhe Fate”?/ Robert Ndrenika dhe Arben Derhemi publikojnë foton: Është gati

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Derhami shkruan se rifillimi i serialit është gati, ndërkohë që nuk dihet nëse kjo është një shaka mes aktorëve apo vërtetë seriali i parë i shqiptar do të rikthehet në ekranin e shqiptarëve 

14 Nëntor 2022, 23:35 Nga I.A
Rikthehet “Njerëz dhe Fate”?/ Robert Ndrenika dhe Arben Derhemi
Arben Derhemi dhe Robert Ndrenika

TIRANË- Aktori Arben Derhemi ka publikuar një foto me artistin Robert Ndrenika duke paralajmëruar një rikthim të serialit "Njerëz dhe Fate". Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Derhami shkruan se rifillimi i serialit është gati, ndërkohë që nuk dihet nëse kjo është një shaka mes aktorëve apo vërtetë seriali i parë i shqiptar do të rikthehet në ekranin e shqiptarëve.

“Sot e deklaroj rifillimin e serialit …”Njerez dhe fate”..Eshte gati..”, ka shkruar ai.

Rikthehet “Njerëz dhe Fate”?/ Robert Ndrenika dhe Arben Derhemi
Postimi


“Njerëz dhe fate” telenovela e pare shqiptare, rreth vitit 2002-2003 pasqyronte aktualitetin shqiptar në atë kohë. 10-serite e para patën një sukses te madh dhe kjo i detyroi edhe grupin realizues te vazhdonin me tej.  

arben derhemi robert ndrenika

Sondazh

Poll