Art&Argëtim

"Në mes të Anglisë pa identitet"/ Ronela Hajatit i ndodh e papritura në Londër, i grabisin lekët e koncertit dhe kartat e kreditit

Hajati thotë se pas incidentit ka mbetur me vetëm 4 paund në xhep.

14 Nëntor 2022, 16:52 Nga a.l
"Në mes të Anglisë pa identitet"/ Ronela Hajatit i
Ronela Hajati

LONDËR- Këngëtares së njohur Ronela Hajatit, duket se nuk i ka shkuar siç duhet koncerti në Londër. Hajati tregon se disa persona i kanë grabitur lekët që i kanë paguar për koncertin e mbajtur gjatë mbrëmjes në Londër. Sikur të mos mjaftonte këngëtarja tregon për ndjekësit e saj se bashkë me paratë i kanë vjedhur edhe kartën e identitetit dhe kartat e kreditit. Përmes disa fotove në faqen e saj zyrtare në instagram, Hajati thotë se pas incidentit ka mbetur me vetëm 4 paund në xhep. 

Më kanë vjedhur të gjitha lekët, kartat, identitetin. Jam në mes të Anglisë dhe nuk kam një identitet. Kam gjithësej vetëm 4 paund.

Më morën të gjithë lekët e koncertit, të gjitha lekët i kisha me vete. Isha në stacionin e policisë. Kartat i bllokova dhe ishte vonë. Kishin bërë edhe shopping, kishin blerë byzylyqe dhe atlete pafund. Nuk kam lek as për metro as për taksi”, thotë ajo./Dosja.al

grabitet ne londer ronela hajati ronela hajati

Sondazh

Poll