Art&Argëtim

Themeluesi i "Amazon" "hap thesin", dhuron 124 miliardë dollarë për të luftuar ndryshimet klimatike

Bezos theksoi se dëshiron të mbështesë të gjithë ata që mund të bashkojnë njerëzimin dhe të shërojnë ndarjet e thella sociale dhe politike

14 Nëntor 2022, 14:53 Nga a.l
Themeluesi i "Amazon" "hap thesin", dhuron 124 miliardë
Jeff Bezos

SHBA-  Themeluesi i Amazon ka vendosur të dhurojë shumën marramendëse prej 124 miliardë dollarë për bamirësi që lidhen me ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e natyrës. Në një intervistë për CNN, Bezos theksoi se dëshiron të mbështesë të gjithë ata që mund të bashkojnë njerëzimin dhe të shërojnë ndarjet e thella sociale dhe politike, shkruan timesofindia. 

Megjithatë, ka shumë kritika kundër tij, sepse ai nuk nënshkroi Betimin e Dhënies, një angazhim i shumë prej njerëzve më të pasur në botë për të dhuruar pjesën më të madhe të pasurisë së tyre për bamirësi.

Ish-gruaja e tij Mackenzie Scott ka dërguar më shumë se 12 miliardë dollarë në organizata jofitimprurëse që nga ndarja e të dyve në vitin 2019. Bezos ka humbur miliarda në pasurinë e tij pasi aksionet e Amazon ranë mes një rënieje më të madhe të kompanive të teknologjisë këtë vit.

Pak orë më parë njeriu më i pasur në botë i dhuroi shumën prej 100 milionë dollarësh këngëtares së njohur të muzikës country, Dolly Parton. Çmimi " Bezos Courage & Civility Award" iu dorëzua Dolly Parton nga e dashura e tij, Lauren Sanchez. Ajo tha se ky çmim “njoh liderët që synojnë lart, gjejnë zgjidhje dhe e bëjnë gjithmonë me dashamirësi”. Me çmimin 100 milionë dollarë, Jeff Bezos po u dërgon një mesazh liderëve që duan të ndihmojnë në një farë mënyre”, komentojnë mediat amerikane./ Dosja.al

jeff bezos

Sondazh

Poll