Art&Argëtim

"Nul mes fansash"/ Ermal Mamaqi "kapet" sërish me Iva Tiçon për librin e tij: Më vjen keq që u japim rëndësi...

Ermali u pyet nëse pas sherrit a ka mundur që të flasin bashkë apo të sqarohen për atë çka ndodhi.

14 Nëntor 2022, 15:35 Nga a.l
"Nul mes fansash"/ Ermal Mamaqi "kapet" sërish me Iva
Ermal Mamqi dhe Iva Tico

TIRANË- Aktorit Ermal Mamaqi i cili së fundmi ka botuar librin e tij të parë me titull "Në garë me veten", duket se nuk i ka dalë inati me komentin thumbues që gazetarja Iva Tiço i la pak ditë pas publikimit të librit.Teksa ishte i ftuar në “Zemër Luana”, aktori i humorit u vendos përballë disa pyetjeve ku njëra ndër to kishte të bënte për konfliktin me gazetaren.

Ermali u pyet nëse pas sherrit a ka mundur që të flasin bashkë apo të sqarohen për atë çka ndodhi.

Nuk ka pasur asnjë bisedë dhe më vjen kaq keq që i japin rëndësi dhe vlere këtyre gjërave pa vlerë”,– u përgjigj Mamaqi.

Debati nisi kur Anisa Kushta, një emër i njohur në Instagram për humorin ironinë dhe auto-ironinë e saj, publikoi një postim që i referohet librit të Mamaqit. Në një foto-montazh ku duket sikur Kushta do të publikojë një libër, ajo vendos titullin “Në garë me qentë e lagjes”.

"Nul mes fansash"/ Ermal Mamaqi "kapet" sërish me Iva
Anisa Kushta
"Nul mes fansash"/ Ermal Mamaqi "kapet" sërish me Iva
debati

Në postimin në fjalë, Iva Tiço komentoi: Mezi e kisha pritur, deri tani kam lexuar romane kotmekot, por sic thote dhe nje njeri i ndritur kjo eshte kohe e harxhuar kot. Faleminderit e ndreruarË qe keni nxjerre kete veper, vetem duam dhe trajnime nga ty se keto jane tema te Fella shune, respekte dhe mirnjohje per Juve. Duke ironizuar trajnimet e Mamaqit që nisën dy vite më parë./ Dosja.al

 

ermal mamaqi iva tico

Sondazh

Poll