Aktualitet

Skandali në Fier, personi që terrorizoi urgjencën armën ia mori policit

31 Gusht 2019, 20:11 Nga DOSJA
Skandali në Fier, personi që terrorizoi urgjencën armën ia

FIER- Të tjera detaje janë mësuar nga ngjajra e rëndë që ndodhur sot në Fier. Sipas drejtorit të Policisë së Fier, personi që qëlloi me armë, armën e ka marrë një punonjës policie.

Andon Marko, në një reagim për mediat u shpreh se policit të patrullës i kanë amrrë armën dhe më pas është qëlluar.

“Kanë qenë dy persona që janë nisur në drejtimt të spitalit, dhe persona që kanë qene pjesë e sherrit të gjithë të identifikuar. Në momentin që personat e dëmtuar kanë ardhur në spitalin e Fierit ka ndodhur një incident ku policit të patrullës së përgjithshme, i kanë marrë aksidentalisht armën nga brezi dhe njëri shtetas që ne tani e kemi identifikuar ka qëlluar ndaj dy personave me të cilin kishin pasur konfliktin e mëparshëm. Kemi shoqëruar në polici dy persona, dhe po punojmë për kapjen e dy të tjerëve”, u shpreh Andon Marko.

Një ngjajre e rëndë është shënuar sot në Fier. 4 persona janë lagopsur dhe tre janë arrestuar. Sherri mes dy grupeve ka nisur në Levan dhe përfundoi me përdorimin e armës brenda Urgjencës në Fier. Policia ka marrë në kontroll situatën dhe ka arrestuar autorët. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet andon marko sherri ne spitalin e fierit terror ne fier andon marko sherri ne spitalin e fierit terror ne fier

Sondazh

Poll