Aktualitet

Emri/ Humb jetën në një aksident tragjik 31-vjeçari shqiptar në Greqi, plagoset një tjetër

31 Gusht 2019, 17:55 Nga DOSJA
Emri/ Humb jetën në një aksident tragjik 31-vjeçari

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 31-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur në Karpathos.

Viktima është identifikuar si: Kleo Sulejmani, 31 vjeç, i cili humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, duke pësuar aksidentin fatal.

Sipas medieve greke në makinën e cila doli nga rruga, ndodhej edhe një 24-vjeçar shqiptar, i cili ka mbetur i plagosur. I plagosuri, identiteti, i të cilit nuk dihet ende, është transportuar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia greke po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident tragjik greqi kleo sulejmani aksident tragjik greqi kleo sulejmani

Sondazh

Poll