Aktualitet

Terror në Fier, sherri mes 2 familjeve që për pak s’përfundoi në tragjedi. 1 person i mori armën policit dhe qëlloi me

31 Gusht 2019, 19:03 Nga DOSJA
Terror në Fier, sherri mes 2 familjeve që për pak

FIER- Një sherr masiv ka ndodhur në sot në mbrëmje në Fier. Pesë persona kanë mbetur të plagosur dhe tre të tjerë janë vënë në pranga për këtë ngjarje. Disa persona të ndarë në dy grupe kanë pasur si fillim një sherr në Levan, ku sipas informacioneve janë qëlluar me leva me njëri tjetrin.

Sherri mes dy grupeve ka vijuar dhe më pas duke përfunduar në Urgjencën e Spitalit Rajonal në Fier. Sipas informacioneve mësohet se dy grupet janë rrahur me njëri-tjetrin edhe në Urgjencën e Spitalit, ku një prej tyre ka qëlluar dhe me armë brenda godinës, duke terrorizuar të gjithë.

Para se të hynin në spital, personat e përfshirë në konflikt janë ndaluar dhe nga Policia Rrugore, por një prej tyre i ka marrë armën efektivit dhe ka qëlluar brenda ambienteve të spitalit. 

Në një reagim për mediat Drejtori i Policisë Fier, Andon Marko,  ka thënë se tashmë është arrestuar personi që i mori armën policit dhe qëlloi në spital, dhe bashkë me të janë shoqëruar dhe dy të tjerë. Ndërkohë nga ana tjerë drejtoresha e Spitalit të Fierit, Nevila Shuke, ka thënë se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Forca të shumta policie kanë rrethuar spitalit dhe është marrë në kontroll situata, ku po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, e cila mund të kishte përfunduar dhe në tragjedi. Në spital kanë mërritur dhe familjarët e të plagosurve të cilët duke bërtitur kanë kërkuar që të shohin të afërmit e tyre.

Kjo ngjarje sjell dhe njëherë frikën e sigurisë në vend, pasi vetëm në pak ditë kanë ndodhur disa krime. Mbrëmë një person mbeti i plagosur në Vlorë, pas një atentati me armë. Po ashtu dhe në Korçë një atentat me armë dështoi dhe fatmirësisht nuk pati asnjë të plagosur. Ndërkohë pak ditë më parë një breshëri plumbash në Tiranë i morën jetën ish-policit Santiago Malko.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 4 persona te plagosur ne fier nevila shuke sherri ne spitalin e fierit terror ne fier 4 persona te plagosur ne fier nevila shuke sherri ne spitalin e fierit terror ne fier

Sondazh

Poll