Aktualitet

Kanabis drejt Greqisë, arrestohet 34-vjeçari në Saranda

31 Gusht 2019, 18:10 Nga DOSJA
Kanabis drejt Greqisë, arrestohet 34-vjeçari në Saranda

SARANDË- Policia ka vënë në pranga një 34 vjeçar, pasi tentoi të kalojë 32 kilogramë kanabis drejt shtetit fqinj, Greqisë. I Arrestuari është shtetasi me iniciale N.R., 34 vjeç, banues në Sarandë.

Sipas njoftimit të policisë, i riu e kishte fshehur drogën në brendësi të automjetit të tij, me destinacion shtetin grek.

Njoftimi i policisë: 

Qafë Botë Sarandë

Policia Kufitare parandalon dhe godet një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen 32 kilogramë kanabis në një automjet.

Vihet në pranga drejtuesi i mjetit.

Shërbimet e Policisë Kufitare në bazë të analizës së rriskut kanë çuar për kontroll në vijën e dytë një automjet për të cilin dyshonin se mund të transportonte lëndë narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në automjet duke përdorur edhe qenin antidrogë, kanë konstatuar se në brendësi të automjetit kishte lëndë narkotike.

Menjëherë është njoftuar grupi hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë, të cilët pas kontrollit të imtësishëm të automjetit, kanë gjetur dhe sekuestruar në brendësi të mjetit rreth 32 kg canabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit shtetasin :

N.R., 34 vjeç, banues në Sarandë.

Policia Kufitare ka shkëmbyer menjëherë informacion me homologët grek për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e pritësit të lëndës narkotike.

Në bashkëpunim me Prokurorinë Specialistët për Hetimin e Narkotikëve vijojnë punën për zbardhjen e plotë të kësaj tentative, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 34 vjecari kanabis sarande arrestohet 34 vjecari kanabis sarande

Sondazh

Poll