Bota

FOTO/ Festë dhe lot, banorët e Kherson-it emocionohen nga vizita e Zelenskyy-t

Me flamuj në krah dhe duke kënduar himnin kombëtar ata i kanë rezervuar një pritje të ngrohtë liderit, i cili zgjodhi të qëndronte në vend dhe jo të largohej në momentin që nisi lufta rreth 8 muaj më parë. Dhe vetë Zelenskyy u shfaq i emocionuar gjatë kohë që kalonte në qytet nën masa të rrepta sigurie pasi sipas informacioneve nga agjensitë sekrete ka ende ushtarë rusë të fshehur në qytet. 

14 Nëntor 2022, 16:36 Nga e.k
FOTO/ Festë dhe lot, banorët e Kherson-it emocionohen nga vizita e
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka vizituar ditën e sotme qytetin e çliruar të Khersonit. Ai u prit nga qindra banorë të rikthyer në qytet pas largimit të forcave ruse. Vizita e tij është shoqëruar me shumë emocione, qytetarët nuk i kanë mbajtur dot lotët dhe kjo shihet në pamjet e publikuara nga mediat e huaja. 

Me flamuj në krah dhe duke kënduar himnin kombëtar ata i kanë rezervuar një pritje të ngrohtë liderit, i cili zgjodhi të qëndronte në vend dhe jo të largohej në momentin që nisi lufta rreth 8 muaj më parë. Dhe vetë Zelenskyy u shfaq i emocionuar gjatë kohë që kalonte në qytet nën masa të rrepta sigurie pasi sipas informacioneve nga agjensitë sekrete ka ende ushtarë rusë të fshehur në qytet. 

lufta rusi-ukraine volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll