Bota

E rëndë në Greqi, fermeri goditet nga dashi, humb tragjikisht jetën për shkak të dëmtimeve në tru

Më pas ai u transferua në Spitalin e Përgjithshëm të Trikalës dhe prej andej, për shkak të gjendjes kritike, në Spitalin Universitar të Larisës, ku iu nënshtrua një operacioni në kokë, për shkak të dëmtimit të rëndë të trurit.

14 Nëntor 2022, 15:56 Nga e.k
E rëndë në Greqi, fermeri goditet nga dashi, humb tragjikisht
Foto ilustruese

GREQI- Një fermer nga Kotroni i Trikalasë ka humbur tragjikisht jetën pasi u godit nga një dash. Sipas informacioneve të Trikalanews.gr, 65-vjeçari është gjetur nga një fqinj dhe është dërguar fillimisht në Qendrën Shëndetësore Pyli. 

Më pas ai u transferua në Spitalin e Përgjithshëm të Trikalës dhe prej andej, për shkak të gjendjes kritike, në Spitalin Universitar të Larisës, ku iu nënshtrua një operacioni në kokë, për shkak të dëmtimit të rëndë të trurit.

Dhe pas ndërhyrjes së mjekëve nuk u bë dot i mundur shpëtimi i tij pasi goditja e marrë në kokë ishte e fortë dhe fatale. Nuk dihet ende se në çfarë rrethanash është goditur nga dashi. Ky nuk është rasti i vetëm që regjistrohet në Greqi pasi sulme të tilla janë të shpeshta.

greqi

Sondazh

Poll