Bota

“Ne po ecim përpara”, fjalët e para të Zelenskyyt në Khersonin e çliruar nga rusët

Duke iu drejtuar ushtarëve ukrainas përpara ndërtesës së administratës në sheshin kryesor, Zelenskyy tha se ata po ecin përpara.

14 Nëntor 2022, 15:39 Nga d.a.
“Ne po ecim përpara”, fjalët e para të Zelenskyyt
Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy kaloi 30 minuta të hënën në mëngjes duke vizituar Kherson, disa ditë pasi trupat ruse u tërhoqën.

Sipas Guardian, duke iu drejtuar ushtarëve ukrainas përpara ndërtesës së administratës në sheshin kryesor, Zelenskyy tha se ata po ecin përpara.

"Ne po ecim përpara. Ne jemi gati për paqe, paqe për të gjithë vendin tonë."-tha Zelenskyy.

Presidenti këndoi himnin kombëtar të Ukrainës ndërsa flamuri blu dhe i verdhë i vendit u ngrit në qytetin jugor me ukrainasit që brohorisnin të lumtur për çlirimin e qytetit.

 

rusia terhiqet nga kherson lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll