Bota

Askush nuk e kishte vënë re, por kjo është arsyeja pse Prince William mban të njëjtën kravatë çdo vit në Festivalin e Ditës së Armëpushimit

Ajo që ra në sy sërish në uniformën e tij ishte edhe kravata kuqezi të cilin William e vesh atë çdo vit në këtë ceremoni përkujtimore të të rënëvë në Luftën e Dytë Botërore. 

14 Nëntor 2022, 15:56 Nga a.l
Askush nuk e kishte vënë re, por kjo është arsyeja pse
Prince William

BRITANI E MADHE- Mbrëmja e së shtunës ishte një ngjarje prekëse për familjen mbretërore, pasi ata morën pjesë në Festivalin e Kujtesës, një ngjarje kushtuar ushtarëve që kanë shërbyer dhe kanë humbur jetën nga Britania dhe kombet e Commonwealth.

Princi William ishte i pranishëm në ceremoninë ku shfaqej i veshur me një kostum të zi, së bashku me medaljet e tij të shërbimit dhe një lulekuqe. Ajo që ra në sy sërish në uniformën e tij ishte edhe kravata kuqezi të cilin William e vesh atë çdo vit në këtë ceremoni përkujtimore të të rënëvë në Luftën e Dytë Botërore. 

Kravata është një simbol i çmuar për princin pasi i përket regjimentit të Divizionit të Familjeve. Gjatë karrierës së tij në ushtri, William shërbeu në regjimentin e tyre Blues & Royals, shkruan hellomagazine. 

Princi dhe Princesha e Uellsit u vendosën në një front të bashkuar në këtë ngjarje prekëse. Princesha Kateshfaqej e veshur me një kostum të zi, ku përbri xhaketës kishte vendosur tre lulëkuqe, në shenjë nderimi për anëtarët e familjes së saj që kanë luftuar dhe kanë vdekur në luftëra.

Ngjarja e këtij viti kishte një rëndësi të veçantë për mbretërit, pasi ishte e para që u mbajt që nga vdekja e Mbretëreshës, e cila kishte qenë mbrojtësja e Legjionit Mbretëror Britanik dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Britanike. Vitin e kaluar, shumica e anëtarëve mbretërorë morën pjesë në ceremoninë e rëndësishme, me përjashtim të Princit Andrew, i cili ishte tërhequr nga të gjitha detyrat publike, dhe Mbretëreshës, e cila u detyrua të anulonte paraqitjen e saj me urdhër të mjekëve të saj./ Dosja.al

prince william

Sondazh

Poll