Politike

"Në rregull ka fol se s'kuptova gjë"/ Pas marrëveshjes Rama i dorëzon ikonën e vjedhur, Kovaçevski: Të tjerat do i marr kur...

Nuk kishte si të mos binte në sy batuta e kreut të qeverisë Edi Rama i cili pasi falenderoi homologun e tij tha se nuk kuptoi asgjë.

14 Nëntor 2022, 14:12 Nga a.l
"Në rregull ka fol se s'kuptova gjë"/ Pas
Edi Rama dhe Dimiter Kovaçevski

SHKUP- Është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për rikthimin e ikonave të trafikuara. Kryeminitri Rama ka dorëzuar pas 9 viteve një nga ikonat e vjedhura, ndërsa Kovaçevski i cili e ka përshëndetur këtë marrveshje është shprehur se për 20 ikonat e tjera ai do të vijë personalisht në Shqipëri për t'i marrë ato dhe për t'i kthyer në vendin e tij. Nuk kishte si të mos binte në sy batuta e kreut të qeverisë Edi Rama i cili pasi falenderoi homologun e tij tha se nuk kuptoi asgjë.

KovaçevskiKy është me të vërtet një gjest i madh që bën Ministria e Kulturës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë institucionet që punuan. Ky është vit i madh për qytetarët tanë se në fillim të vitit morëm mirënjohje. Kjo është e 21-ta ikonë që i takon manastirëve tanë, trashëgimisë kulturore të Maqedonisë së Veriut. Falenderoj Edi Ramën”, tha Kovaçevski. “Në rregull ka fol se nuk kuptova asgjë”, iu përgjigj Rama.

edi rama

Sondazh

Poll