Politike

'Open Balkan'/ Rama: Po përgatisim një samit tjetër, jemi të kënaqur, ka vende të tjera që do marrin pjesë

Rama tha se Greqia, Italia, Hungaria dhe Turqia, janë pjesë e vendeve që duan të marrin pjesë.

14 Nëntor 2022, 13:51 Nga A.B
'Open Balkan'/ Rama: Po përgatisim një samit tjetër,
Edi Rama

SHKUP- Kryeministri Edi Rama zbuloi se disa shtete të tjera duan të marrin pjesë në samitin e ardhshëm të Open Ballkan. Nga konferenca e përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Rama tha se Greqia, Italia, Hungaria dhe Turqia, janë pjesë e vendeve që duan të marrin pjesë. Ai nuk e mohoi gëzimin, teksa po ndante lajmin. 

'E dyta, po përgatisim një tjetër samit të Ballkanit të Hapur në Shqipëri, jemi të kënaqur se ka vende të tjera që do marrin pjesë, Greqia, Turqia, Hungaria, Italia, vende që ishin prezente në samitin më parë dhe që kërkojnë që të jenë në vazhdimësi.'- tha Rama.

edi rama mbledhja e qeverive shqiperi-rmv

Sondazh

Poll