Politike

'Janë pasuri e madhe'/ Rama: Nuk jemi kërcënuar nga minoritetet, ato janë ura lidhese

Gjatë një konference për shtyp pas takimit të dy qeverive, Rama gjithashtu u shpreh se minoritetet janë në inters të vendit tonë dhe se nuk duhet të ndjejnë asnjë dallim nga qytetarët e tjerë. 

14 Nëntor 2022, 13:19 Nga A.B
'Janë pasuri e madhe'/ Rama: Nuk jemi kërcënuar nga
Edi Rama

SHKUP- Kryeministri Edi Rama tha se vendi nuk është kërcënuar nga minoritetet, përkundrazi sipas tij ato janë ura lidhëse dhe një pasuri e madhe. Gjatë një konference për shtyp pas takimit të dy qeverive, Rama gjithashtu u shpreh se minoritetet janë në inters të vendit tonë dhe se nuk duhet të ndjejnë asnjë dallim nga qytetarët e tjerë. 

"Fati desh që të bashkoheshim në dhimbje për ne dhe ju, të gjatë, që të na njihej merita dhe e drejta për të vijuar bisedimet në anëtarësim. Për ju ka qënë më e vështirë por dhe për ne nuk ka qënë e lehtë. Ne kemi njohur në parlament një numër jo të vogël minoritetesh, që ka një prezencë të vetën, nuk më duket se jemi kërcënuar nga një minoritet, janë ura lidhese të rëndësishme, pasuri e madhe. Eshtë në interesin tonë që ato të jenë dhe të ndihen sa më mirë në vendin tonë dhe të mos ndjejnë asnjë dallim nga qytetarët e tjerë. Populli është më i mencur, sikudo, ses a politikanët. Nuk do ia fal kujt ligësinë për marrjen peng të Maqedonisë së Veriut ndërkohë që kapërcimi që kanë bërë është epokal", tha Rama. 

Nga ana tjetër Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski u shpreh se "qytetarët duan që vendi të jetë anëtare e BE për shkak të një jete më të mirë. Për kushte më të mira të qytetarëve"./ Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll