Politike

A i ka Kovacevski votat për ndryshimet kushtetuese? Rama: Populli s’do t’ia falë ligësinë politikës

Në fjalën e tij në konferencë Rama gjithashtu theksoi se ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga Brukseli në Maqedoninë e Veriut në lidhje me minoritetin i kanë kushtuar kohë për t'i dhënë asaj mundësinë të integrohet në BE.

13 Nëntor 2022, 17:00 Nga a.l
A i ka Kovacevski votat për ndryshimet kushtetuese? Rama: Populli
Edi Rama

SHKUP- Kryeministri Edi Rama u pyet sot se çdo të ndodhë nëse në Parlamentin maqedonas nuk votohen ndryshimet kushtetuese që janë kyçe për procesin e integrimit të vendit në BE. Rama u shpreh se nëse këto ndryshime nuk kalojnë në parlamentin e vendit, do të kishim të bënim vetëm me “ligësi dhe patriotizëm të shtirur.” Po ashtu, kreyministri shtoi se populli maqedonas nuk do t’ia falë politikës kthimin e vendit pas pas këtij “kapërcimi epokal që është bërë.”

Në fjalën e tij në konferencë Rama gjithashtu theksoi se ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga Brukseli në Maqedoninë e Veriut në lidhje me minoritetin i kanë kushtuar kohë për t'i dhënë asaj mundësinë të integrohet në BE.

“Ne kemi bërë së bashku, Shqipëri-RMV, në një periudhë të gjatë në pritje që të na njihej merita dhe e drejta për të filluar bisedimet për anëtarësim. Për ju ka qenë më e vështirë por dhe për ne nuk ka qenë e lehtë. Ndryshimet e kërkuara në këtë rast për RMV, më duket se vetëm ligësia, patriotizimi i shtirur mund t’i kthejnë në arsye për t’u përçarë mes veti. Ndërkohë që ky vend ka nevojë të vrapojë si të gjithë të tjerët për të kapur kohën e humbur. Kushtetuta juaj ka një sërë minoritetesh të caktuara, është një model i njohur, jo rast unikal e duhet plotësuar. Kaq e thjeshtë është…Ne i konsiderojmë minoritetet një pasuri të madhe, ura lidhëse të rëndësishme. Në interesin tonë që ata të ndihen sa më mirë në vendin tonë. Populli këtu është më i mençur se politikanët dhe nuk besoj se do t’ia falë kujt ligësinë apo rimarrjen peng të RMV. Kapërcimi i bërë është epokal. Nuk dua as ta mendoj që RMV mund të rikthehet në të shkuarën.”- tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll