14 Nëntor 2022, 13:19
Nga A.B
Edi Rama
SHKUP- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme nga mbledhja e Qeverive Shqipëri-Maqedoni e Veriut se dy vendet kanë shprehur vendosmëri për t'u anëtarësuar në BE. Gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, Rama u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk kanë qënë kurrë më të mira se sot, si dhe shtoi se nisma Ballkani i Hapur i ka dhënë provat e saj.
'Kemi pasur një mbledhje produktive, kemi finalizuar 21 akte të dakordësuara në një proces intensiv, si pjesë e punës së qeverive tona që janë në ndërveprim të vazhdueshëm. Kemi dakordësuar dhe 3 nisma nga zv.kryeministri i parë Artan Grubi, që kanë të bëjnë me ndërtimin e infrastrukturës. Të treja këto me një rëndësi të madhe strategjike, kemi rënë dakord që përsa i përket projektit të portit të thatë ta marrë përsipër qeveria shqiptare. Jemi në vështirësi të gjithë, në këto kohë të vështira afirmohet parimi që sa më shumë të punojmë së bashku, ta shohim të ardhmen si një destinacion të përbashkët. Më vjen mirë që kemi hedhur themele për një të ardhme të mirë. Sot kur pak ditë na ndajnë nga samiti i BE me vendet e rajonit tonë, do jetë në Tiranë, është një oportunitet për të nënvizuar forcën e bashkëpunimit dhe për të vënë në dukje nevojat tona.
Sa i përket aspektit mardhënieve tona bilaterale, nuk kanë qënë kurrë më mirë. Nisma e Ballkanit të Hapur na ka dhënë provat në shifra, shihni importet dhe eksportet, ka një rritje që është një kapërcim. Për mua është shenjë e rëndësishme e potencialit. Jemi sot së bashku këtu për herë të parë, si vende që negociojnë anëtarësimin në BE. Pas një kohe të gjatë fati na u desh që ne të bashkoheshim në dhimbje, për dashurinë ndaj europës dhe indiferencës së Europës ndaj nesh. Sot jemi në një fazë tjetër, aty ku vendi ynë është në familjen e Bashkuar europiane. Ky afirmim ka ardhur pas pasionit, punës, rezultateve dhe vendosmërisë tonë për tu martuar me hir apo me pahir me të dashurën tonë, të përbashkët, Europën e Bashkuar.'- tha Rama.
edi rama mbledhja e qeverive shqiperi-rmv
Politike
14 Nëntor 2022, 13:16
k.m.a.b.
Dimitar Kovaçevski
SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski u shpreh se shumë shpejt do të vij&eum...
Politike
14 Nëntor 2022, 13:19
f.g
Lulzim Basha
TIRANE- Deputeti Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje akuzave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha që tha ...
Politike
14 Nëntor 2022, 13:06
k.m.
Qani Xhafa dhe Luçiano Boçi
ELBASAN- Kandidatimi i Luçiano Boçit për Primaret e Elbasanit ka hapur vendin e tij në Ku...
Politike
14 Nëntor 2022, 12:41
f.g
Sali Berisha
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi dy ditë pas protestës kombëtare të opozitës se Edi...
Politike
14 Nëntor 2022, 12:36
A.B
Momenti i firmosjes
SHKUP- Në përfundim të mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, ministrat përkatës të Shqi...
Politike
14 Nëntor 2022, 12:33
f.g
Sali Berisha, kryetar i PD
TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha tha se pas marrëveshjes së Portit të Durrësit, fshihet kryeministri Edi R...
Politike
14 Nëntor 2022, 12:30
A.B
Takimi
SHKUP- Kryeministri maqedonas Dimitar Kovacevski u zotua gjatë mbledhjes së dy qeverive, se miqësia me kryeministrin Edi Rama do...
Politike
14 Nëntor 2022, 12:15
A.B
Edi Rama
SHKUP- Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë takimit të dy Qeverive Shqipëri-Maqedoni e Veriut, se kjo është vetëm gj...
Politike
14 Nëntor 2022, 11:07
k.m.
Dimitar Kovaçevski
SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në mbledhjen e dy qeverive në Shkup th...
Politike
14 Nëntor 2022, 12:11
f.g
Sali Berisha
TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se protesta e 12 nëntorit arriti qëllimin duke tronditur themelet e qeverisë. B...