Aktualitet

Iu gjetën në makinë patentat e Saimir Tahirit, dosja e Orest Sotës dërgohet në Elbasan. Krimet e Rënda shpallin moskompet

31 Gusht 2019, 14:01 Nga DOSJA
Iu gjetën në makinë patentat e Saimir Tahirit, dosja e Orest

TIRANË- Një tjetër dosje e cila shkaktoi bujë mediatike është transferuar nga Tirana në rrethe. Sipas informacioneve mësohet se dosja e Orest Sotës është transferuar nga Krimet e Rënda drejt Elbasanit.

Mësohet se prokurorët e çështjes tek Krimet e Rënda kanë shpallur moskompetencë edhe për dosjen e biznesmenit Orest Sota, duke bërë që dosja t’i kalojë Prokurorisë së Elbasanit.

Kalimi i dosjes në Elbasan është bërë për shkak të veprës penale për të cilën ajo hetohet, pasi sipas akuzës nuk kemi një grup të strukturaur kriminal dhe vepra nuk është tagër i Krimeve të Rënda.

Vendimi për të shpallur moskompetencën tek Krimet e Rënda është firmosur nga Prokurorët, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara. Tasmë dosja në Prokurorinë e Elbasanit do të jetë në duart e Erida Kokonozit.

Por vendimi për transferimin e dosjes së Orest Sotës, për shkak të ndryshimit të veprës penale, nuk është marrë tani në gusht, për që në mujain korrik. Në korrik dhe një tjetër dosje e bujshme është transferuar nga Tirana drejt Dibrës. Bëhet fjalë për dosjen 184, e cila u transfertua me të njëjtin motivacion, për shkak të ndryshimit të veprës penale.

Por kush është Orest Sota?

Orest Sota është biznesmen dhe ai akuzohet për veprat penale “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së të ardhurave” dhe u arrestua në Elbasan ku në makinën e tij u gjetën një shumë prej 863 mijë euro dhe dy patentat e lundrimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dosja e sotes në elbasan dritan prençi erida kokonozi krimet e renda orest sota vladimir mara dosja e sotes në elbasan dritan prençi erida kokonozi krimet e renda orest sota vladimir mara

Sondazh

Poll